E-TJERA

PS i merr mandatin LSI-së në Durrës, shkon në 74 gjithësej

PS i merr mandatin LSI-së në Durrës, shkon në 74
Foto ilustruese

Partia Socialiste ka mundur të marrë mandatin e tetë në qarkun e Durrësit. Mandati i është marrë Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila ka dalë pa asnjë deputet në këtë qark.

Ndarja e mandateve në Durrës deri në orën 12:00 është 8 mandate për PS dhe 6 për PD. Ndërkohë, në rang kombëtar PS ka marrë 74 mandate, PS ka siguruar 59, LSI ka rënë në 4 mandate dhe PSD mbetet në 3 mandate.

Numërimi i votave vijon në Tiranë dhe në Durrës, ndërsa në bashkitë e tjera procesi ka përfunduar ose është drejt fundit. Veriu është veshur blu, duke qendruar bastion i PD-së, ndërsa PS ka kryesuar në jug dhe në Shqipërinë e mesme.

 

Të fundit