Flash News

E-TJERA

PS kryeson në Durrës, pse nisi me vonesë numërimi në këtë qark

PS kryeson në Durrës, pse nisi me vonesë numërimi në
Foto ilustruese

Procesi i numërimit në Durrës nisi me vonesë, rreth orës 03:00, pasi pati një mosmarrëveshje mes numëruesve. Por me nisjen e procesit, numërimi vijoi me ritme të shpejta dhe është numëruar rreth 19% e votave.

Si rezultat, kryeson PS, e ndjekur nga PD e më pas LSI.  Partia Socialiste ka maarër rreth 1100 vota,  Partia Demokratike rreth 460 vota dhe  LSI 25 vota. Në këtë qark janë numëruar vetëm 7 nga 481 qendra votimi.

Një kuti votimi në Durrës ka dalë e parregullt.  Kutia i përket qendrës së votimit 13 301 në zonën e Ishmit. Kjo kuti nuk i kishte fletët e votimit të papërdorur brenda saj, ashtu siç e përcakton ligj.

Të fundit