Flash News

E-TJERA

PSD-ja e Tom Doshit të tërhequr, siguron rreth 19 mijë vota deri tani

PSD-ja e Tom Doshit të tërhequr, siguron rreth 19 mijë vota deri

PSD-ja e Tom Doshit të tërhequr kur janë numëruar pak më shumë se 50% e kutive, mund të sigurojë të paktën 2 mandate në kuvendin e ardhshëm - një në qarkun e Shkodrës dhe një në qarkun e Tiranës.

Kur janë numëruar gati më shumë se 50% e kutive, PSD-ja ka marrë rreth 19 mijë vota. Konkretisht 18.866 (deri tani).

Tom Doshi ishte i pari në listën e Tiranës dhe atë të Shkodrës, dy qarqet ku ai e kishte të sigurt mandatin. Megjithatë, në orët e para të ditës së sotme, Doshi dha dorëheqje të parevokueshme nga gara e 25 prillit, por edhe nga mandati aktual i deputetit. Ai i kërkoi KQZ-së ta zëvendësojë ashtu siç thotë ligji, domethënë me kandidatin pasardhës në listën.

PSD-ja e Tom Doshit të tërhequr, siguron rreth 19 mijë vota deri

Të fundit