Flash News

E-TJERA

Pse firmose kartelën e pacientit në spitalin privat, mjekja Pere: Isha e traumatizuar nga burri, s'më duket gjë

Pse firmose kartelën e pacientit në spitalin privat, mjekja Pere: Isha

Pas skandalit në Spitalin Onkologjik, mjekja e pezulluar nga detyra Alketa Imeri Pere, ka treguar versionin e saj në lidhje me këtë ngjarje.

E ftuar në Top Story, ajo u pyet se pse firmosi kartelën e pacientit në spitalin privat. 

Alketa Pere: Burri im vuan nga një sëmundje kronike, në Onkologjik e kemi detyrim, nuk kam firmosur, kam bërë vetëm një shënim, prokuroria le ta vërtetojë, është absolute ajo gjë nuk ka vend për t’u sqaruar. E kemi të detyrueshme të ofrojmë mentorship. Unë qëllova aty, unë nuk e njoh fare pacienten.

Alma Demiraj: Pse e firmose kartelën me emrin e spitalit privat “Megis”

Alketa Pere: Mund të isha e traumatizuar nga burri im

Alma Demiraj: Si mund ta bësh këtë?

Alketa Pere: Nuk më duket ndonjë gjë për tu diskutuar.

Alma Demiraj: Jeni apo jo e punësuar nga “Megis”?

Alketa Pere: Jo.

 

Të fundit