Flash News

E-TJERA

"Pse linde vajzë?"/ E rëndë në Greqi, e reja shqiptare dhunohet barbarisht nga bashkëshorti për 2 vite

"Pse linde vajzë?"/ E rëndë në Greqi, e  reja

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij, 22 vjeç.

Mediat greke raportojnë se i riu e dhunonte barbarisht bashkëshorten për shkak të gjinisë së fëmijës së tyre, pasi çifti ka një vajzë të mitur, ndërkohë që 28-vjeçari donte djalë.

Nëna dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa rrezet e diellit,  pasi 28-vjeçari nuk i lejonte të dilnin.  

Skenat e tmerrit që ka pësuar vajza janë zbuluar mbrëmjen më 21 shtator, kur fqinjët janë mobilizuar pasi kanë dëgjuar britmat e saj nga brenda shtëpisë.

Kur kanë trokitur me këmbëngulje në derë, 28-vjeçari e ka hapur atë dhe ka tentuar të arratiset, ndërsa banorët e kanë ndaluar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë arrestimin e tij.

Siç u mësua, atë natë 28-vjeçari, pas dhunës së rritje e ka kapur nga qafa të renë dhe ka tentuar ta mbysë, ndërsa nga këqyrja e mëpasshme e gruas vërtet janë konstatuar shenja mbytjeje.

Aktualisht i riu është arrestuar, ndërsa nëna dhe vajza e mitur janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Të fundit