Flash News

E-TJERA

Pse nuk i del Rama në debat? Basha tregon arsyen

Pse nuk i del Rama në debat? Basha tregon arsyen

Kryeatri i PD-së, Lulzim Basha ka treguar arsyet që sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk del në debat televiziv me të. Sipas kryedemokrati, kreu i qeverisës nuk del në debat pasi nuk ka ccfarë tu thotë shqiptarëve pasi i ka mashtruar në 8 vite.

Basha tha se Rama nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e tij dhe se i shmanget pyetjes lidhur me këtë gjë.

"Mendoj se për politologët kjo fushatë do të ketë një interes të madh në të ardhmen sepse do të jetë e para në dijeninë time ku kryeministri në ikje merret gjithë kohën me kandidatin për kryeministër dhe nuk ka absolutisht asnjë përgjigje për të vetmen pyetje të cilit duhet ti përgjigjur “Kishe 8 vjet të gjithë pushtetin. Të gjithin! 4 vitet e fundit absolutisht gjithçka dhe nuk mbajte asnjë premtim të vetëm. Çfarë bërë? Pse i shmangesh? E gjitha kjo është një taktik shmangie siç është shmangur dhe kërkesës time për debat. Tani dua ta sqaroj. Kërkesën për debat nuk e kam bërë për veten time. Por unë për nga formimi, për nga mendësia, për nga kultura që kam, siç kam parë në çdo vend perëndimor, e di që është detyrim i atij që ka qeverisur për 8 vite dhe mua që kërkoj besimin e shqiptarëve për të qeverisur 4 vitet e ardhshme, të ballafaqohemi para shqiptarëve. Ai të shpjegojë çfarë ka bërë 8 vite me premtimet e tij dhe unë të shpjegoj çfarë vizioni kam, çfarë plani ka, çfarë programi." u shpreh Basha në "Open".

Të fundit