Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit

Debati rreth punës së seksit dhe legalizimit ose jo të saj ka nisur të kryhet në Shqipëri. Padyshim që legalizimi i punës së seksit përfaqëson një debat të rëndësishëm publik.
Megjithatë, Shqipëria sot ndodhet ende në një fazë tjetër: Puna e seksit mbetet e kriminalizuar sipas Nenit 113 të Kodit Penal1, duke i lënë punonjësit e seksit të ekspozuar ndaj stigmatizimit, dhunës dhe përjashtimit sistemik.
Në këtë kontekst, hapi i parë dhe më urgjent është diskutimi mbi nevojën për dekriminalizim (eleminimi i sanksioneve penale për ushtrimin e punës konsensuale to seksit të të rriturve).
Kjo qasje gjen mbështetje në nevojën urgjente për të adresuar problematikat jetësore me të cilat përballen punonjësit e seksit në Shqipëri për shkak të kriminalizimit të prostitucionit (mungesa e sigurisë së përgjithshme, dhuna, vështirësia për të aksesuar shërbimet e nevojshme mjekësore, ndalimet, arrestimet dhe kontrollet arbitrare policore, lehtësia për shfrytëzim dhe trafikim) dhe në standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Modelet ndërkombëtare të rregullimit të punës së seksit
Në botë ekzistojnë disa modele të rregullimit të punës së seksit. Së pari është kriminalizimi, një model që e konsideron punën e seksit tërësisht të kundërligjshme, duke përfshirë kërkesën dhe ofertën.
Kjo qasje rezulton në kontrolle të shumta policore, rrezik më të lartë për dhunë, pengesa për akses në shërbime dhe stigmatizim të shtuar ndaj punonjësve të seksit.
Shpesh kriminalizimi i punës së seksit e përkufizon atë si “prostitucion” dhe konsiderohet aktualisht si modeli më arbitrar i rregullimit, që nuk përputhet me standardet e respektimit, mbrojtjes dhe garantimit të të drejtave të njeriut.
Së dyti, është dekriminalizimi, një model që eliminon të gjitha sanksionet penale lidhur me punën konsensuale të seksit.
Puna e seksit trajtohet si çdo punë tjetër dhe mbi të aplikohen kuadret e përgjithshme ligjore mbi rregullimin e marrëdhënieve të punës.
Të dhëna nga shtete që kanë realizuar modelin e dekriminalizimit, si Zelanda e Re, tregojnë se dekriminalizimi përmirëson sigurinë, shëndetin dhe qasjen e punonjësve të seksit në drejtësi.
Aktualisht konsiderohet si modeli rregullator më efektiv, i mbështetur në standardet e respektimit, mbrojtjes dhe garantimit të të drejtave të njeriut.
Së treti, është legalizimi. Në këtë qasje, puna e seksit lejohet të ushtrohet nën kushte strikte rregullimi, si licencimi apo regjistrimi i detyrueshëm i punonjësve të seksit.
Kjo qasje ka rezultuar në krijimin e sistemeve rregullatore me dy nivele, ku punonjësit që nuk mund të përmbushin kërkesat e detyrueshme për licencim apo regjistrim mbeten të kriminalizuar.
Eksperiencat në Gjermani dhe Holandë tregojnë se rregullimi strikt dhe i fortë shpesh nuk mbron punonjësit më të margjinalizuar.
Gjithashtu, në një pikëpamje feministe, ky rregullim i rreptë përfaqëson njëherazi një përpjekje për rregullim të plotë dhe objektifikim të mëtejshëm të trupave të grave (të dhënat tregojnë se 80% e punonjësve të seksit në botë identifikohen si gra)5.
Dhe së katërti, modeli nordik: kriminalizimi i pjesshëm. Sipas këtij modeli klienti kriminalizohet, ndërsa ofruesi jo. Në praktikë, kjo qasje tregon se i detyron punonjësit e seksit të veprojnë në kushte më të izoluara dhe të pasigurta, duke ulur aftësinë e tyre për të kontrolluar dhe menaxhuar klientët dhe sigurinë e tyre6.
Standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në lidhje me punën e seksit
Aktualisht, thirrja për dekriminalizim reflekton një konsensus ndërkombëtar në rritje.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), UNAIDS dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) rekomandojnë dekriminalizimin e plotë të punës së seksit si mënyrën më efektive për të mbrojtur shëndetin dhe të drejtat e punëtorëve të seksit.
Amnesty International dhe Human Rights Ëatch theksojnë se dekriminalizimi është i domosdoshëm për të siguruar dinjitetin, autonominë dhe qasjen në drejtësi të punëtorëve të seksit8.
Komisioni Global për HIV thekson se dekriminalizimi i punës së seksit mund të ulë infektimet me HIV ndërmjet punëtorëve të seksit dhe klientëve me afërsisht 50% gjatë një dekade9.
Revista mjekësore e njohur, “The Lancet”, gjithashtu ka theksuar se dekriminalizimi përfaqëson një masë të nevojshme për mbrojtjen e shëndetit publik.
Modele të nuancuara: Shembulli i Zelandës së Re
Debati mbi rregullimin e punës së seksit nuk duhet të reduktohet në një zgjedhje të thjeshtë midis kriminalizimit dhe legalizimit. Ekzistojnë qasje të nuancuara që vendosin të drejtat e njeriut dhe dinjitetin njerëzor në qendër.
Një shembull kryesor mbetet modeli i Zelandës së Re, i cili bazohet në dekriminalizim, por gjithashtu përfshin masa rregullatore shtesë
Shembulli zelandez parashikon standardizimin e shëndetit dhe sigurisë në punë për punonjësit e seksit. Kjo në një kuadër që shkon sipas ligjeve të përgjithshme të punës dhe që nuk parashikon detyrime ligjore për licencim, apo regjistrim.
Gjithashtu, ky model parashikon sigurimin e qasjes vullnetare në shërbimet shëndetësore dhe ndalimin e diskriminimit ndaj punëtorëve të seksit.
Po kështu, parashikohet përfshirja e organizatave të drejtuara nga punëtorë seksi në politikëbërje dhe monitorim.
Sipas studimeve, modeli i Zelandës së Re ka dhënë rezultate pozitive.
Punëtorët e seksit raportojnë marrëdhënie më të mira me policinë, më shumë siguri dhe liri për të refuzuar klientët e pasigurt, norma të larta të kontrolleve vullnetare shëndetësore dhe raportime të larta të rasteve të dhunës.
Gjithashtu, një e dhënë me rëndësi mbetet fakti që adoptimi i këtij modeli rregullator nuk ka sjellë rritje të rasteve të trafikimit apo të përfshirjes së të miturve në punë seksi.
Për Shqipërinë, kjo nuk do të thotë se modeli i mësipërm është zgjidhja më e mirë në kontekstin aktual, por se debati mbi rregullimin e punës së seksit duhet të shihet si i shtresëzuar dhe në zhvillim.
Dekriminalizimi mbetet hapi i nevojshëm për të ndalur dëmet që shkakton kriminalizimi në jetën e punonjësve të seksit. Në faza të mëvonshme, Shqipëria mund të eksplorojë modele më të gjera rregulluese.
Një shembull mbetet modeli i Zelandës së Re, megjithatë, çdo model rregullator duhet ta gjejë bazën në kontekstin specifik kombëtar.
Pse dekriminalizimi është hapi i radhës për Shqipërinë
Për Shqipërinë sot, prioriteti urgjent mbetet të ndalojë kriminalizimin e punës së seksit, pasi kjo qasje rregullatore cënon rëndë dinjitetin njerëzor, sigurinë dhe jetën e punonjësve të seksit dhe është në kundërshtim me standardet themelore të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Dekriminalizimi i punës së seksit në Shqipëri do t`u lehtësonte punonjësve të seksit raportimin e rasteve të dhunës dhe shfrytëzimit pa frikë nga ndalimet apo arrestimet arbitrare.
Së dyti, adoptimi i qasjes dekriminalizuese do të përmirësonte qasjen në kujdes shëndetësor dhe do të ulte rrezikun për infektim me sëmundje dhe infeksione seksualisht të transmetueshme.
Së treti, ky model rregullator do të kontribuonte në uljen e stigmës dhe paragjykimit ndaj punës së seksit, duke e njohur atë si punë dhe jo si krim, çka në një vështrim të përgjithshëm do të sillte zhvillim shoqëror, duke nxitur vlerat demokratike të pranimit dhe tolerancës.
Njëherazi, dekriminalizimi i punës së seksit në Shqipëri do të forconte masat kundër trafikimit duke mos e penguar raportimin e abuzimit, shfrytëzimit dhe trafikimit nga frika e ndjekjes penale.
Pse legalizimi përfaqëson sot një debat të parakohshëm?Debati mbi legalizimin e punës së seksit nuk është i parëndësishëm, por përfaqëson një debat më kompleks.
Nga një perspektivë e të drejtave të njeriut, feministe dhe queer, asnjë model ekzistues i legalizimit nuk ka garantuar plotësisht sigurinë, barazinë dhe mbrojtjen për të gjithë punëtorët e seksit.
Ky model shpesh përfshin kontroll të rreptë shtetëror, regjistrim të detyrueshëm dhe mbikëqyrje të shumta që rrezikojnë përjashtimin e më të margjinalizuarve dhe lënien e tyre në një situatë kriminalizuese.
Kjo nuk do të thotë se legalizimi nuk duhet të diskutohet në Shqipëri, por ky debat duhet të vijë pas dekriminalizimit dhe vetëm përmes një procesi të gjerë, gjithëpërfshirës, të informuar nga eksperiencat ndërkombëtare dhe zërat e vetë punëtorëve të seksit.
Pyetja me të cilën duhet të përballet Shqipëria sot nuk është nëse duhet të legalizojë punën e seksit, por nëse duhet të vazhdojë ta kriminalizojë atë.
Standardet dhe eksperiencat ndërkombëtare tregojnë qartë se dekriminalizimi është hapi i parë rregullator. Debati mbi këtë çështje nuk ka pse të jetë bardhezi dhe i ngurtë: mosrregullim apo rregullim i plotë.
Në të ardhmen, Shqipëria mund të eksplorojë qasje të nuancuara. Një shembull mbeten modelet e përziera që kombinojnë dekriminalizimin me masa mbrojtëse shtesë për punonjësit e seksit.
Megjithatë, aktualisht, rruga përpara mbetet e qartë: Shqipëria duhet të ndalojë trajtimin e punëtorëve të seksit si kriminelë dhe të njohë të drejtat, të garantojë sigurinë dhe dinjitetin e tyre njerëzor, në përputhje me standardet e respektimit, garantimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut./ Citizens Channel
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14