Flash News

E-TJERA

Publikimi i të dhënave, Bushati: SPAK e dinte se i dispononin Rama dhe PS-ja

Publikimi i të dhënave, Bushati: SPAK e dinte se i dispononin Rama dhe

Rrjedhja e të dhënave për mbi 600 mijë qytetarë, ka ngjallur polemika dhe diskutime mes analistëve dhe ekspertëve.

I ftuar në studion e Euronews Albania, analisti Andi Bushati, ka fajësuar prokurorët e SPAK-ut për mungesë hetimi duke theksuar se ata ishin në dijeni që këto të dhëna i dispononte kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste.

“I kam pasur para syve prokurorët e SPAK dhe u thosha pse nuk shkoni tek AKSH-i. E vërteta është shumë e thjesht, këto të dhëna. Kam qenë i përfshirë në këtë proces dhe nuk donin të hetonin se e dinin se këto të dhëna i dispononin Edi Rama dhe PS”, tha Andi Bushati.

Kujtojmë se sot u publikua një databazë e dytë me të dhënat e qytetarëve, ku këtë herë përveç pagave, emrit, numrit të ID-së dhe pozicionit të punës, ishin publikuar edhe numrat e telefonit.

Të fundit