Flash News

E-TJERA

Publikohen datat e provimeve për Maturën Shtetërore 2024

Publikohen datat e provimeve për Maturën Shtetërore 2024

Janë publikuar datat e provimeve për Maturën Shtetërore 2024. Datat janë publikuar nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Përkatësisht, data e provimit të Gjuhës së Huaj është 3 qershor 2024. Ndërsa testet model për përgatitjen e nxënësve do të shpërndahen gjatë muajit Janar 2024.

“Dy lajme me interes për maturantët mbi provimet e Maturës Shtetërore 2024!

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional.

Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do shpërndahen në shkolla që në muajin JANAR 2024”, shkruan Manastirliu.

Të fundit