Flash News

E-TJERA

Publikohet fotografia e Liridona Ademajt disa orë para vrasjes

Publikohet fotografia e Liridona Ademajt disa orë para vrasjes

Kjo është foto e fundit e Liridona Ademajt disa orë para vrasjes më 29 nëntor në Prishtinë.

Fotografia është publikuar mbrëmë në studion e “Opinion”. Liridona në foto është me motrën e saj, ndërsa fotografia është shkrepur ditën e ngjarjes rreth orës 14:00 në shtëpinë e prindërve të saj.

Krimi i rëndë ndodhi atë mbrëmje në Prishtinë rreth orës 20:30.

Publikohet fotografia e Liridona Ademajt disa orë para vrasjes

Liridona Ademaj u vra në sy të fëmijëve dhe dyshohet se organizatori dhe porositësi i vrasjes së saj është bashkëshorti, Naim Murseli. Ky i fundit pranoi fillimisht se i kishte premtuar ekzekutorit, Granti Pllava, 30 mijë euro për të vrarë Liridonën.

Më pas, Naim Murseli është tërhequr duke mohuar që të ketë organizuar vrasjen e Liridonës. Dyshohet se shkak mund të jetë bërë sigurimi jetësor i Liridona Ademajt në Suedi, i cili shkonte deri në 20 milionë euro në rast tragjedie apo fatkeqësie.

Naim Murseli dyshohet se e ka vrarë Liridonën për t’i marrë paratë duke e inskenuar krimin si grabitje.

Të fundit