Flash News

E-TJERA

Publikuan databazën me të dhënat e PS-së, Bushati dhe Shkullaku dëshmojnë sot në SPAK

Publikuan databazën me të dhënat e PS-së, Bushati dhe

Gazetarët Armand Shkullaku dhe Andi Bushati janë thirrur nga SPAK për të dëshmuar në lidhje me databazën e PS-së me të dhënat personale të 910 mijë personave në Shqipëri.

Drejtuesit e Lapsi.al të cilët bënë publike të dhënat, janë thirrur ditën e sotme në orën 13:30 për te dëshmuar ne prokurori  lidhur me këtë çështje.

Prokuroria e Posaçme nisi më herët hetimet në lidhje me databazën e votave të Partisë Socialiste. Ajo sekuestroi ditë me parë të dhënat e siguruara nga gazetarët.

SPAK do të sekuestrojë serverin e e-Albania për të krahasuar të dhënat me qëllim identifikimin e burimit ku janë marrë të dhënat personale të qytetarëve.

Të fundit