Flash News

E-TJERA

'Punësimet elektorale', Meta: Po rëndojnë situatën ekonomike, referendum kundër fuks-shtetit

'Punësimet elektorale', Meta: Po rëndojnë situatën
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka ngritur shqetësimin e punësimeve elektorale. Ai thotë se janë punësuar 10 mijë persona në administratën publike, duke e konsideruar këtë, ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor.

Sipas Presidentit, këto punësime nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimin shoqëror  të vendit dhe se rëndojnë gjendjen ekonomike të vendit.

"Ndërsa shteti i kapur, hap 10 mijë vende pune në administratën publike, pa asnjë vlerë, për të "rehatuar" kryesisht patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune humbin në sektorët prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë", shkruan Meta në Facebook. Ai shton se 25 prilli, është referendum popullor kundër "fuks-shtetit".

 

Të fundit