Flash News

E-TJERA

Punësoi një grua në Ministrinë e Brendshme, zbardhet sa euro ryshfet mori ish zv.ministrja e Brendshme  

Punësoi një grua në Ministrinë e Brendshme, zbardhet sa euro

Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda pasi ajo akuzohet nga SPAK se ka marrë rryshfet në këmbim të një vendi pune në shtet.

Report Tv ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me operacionin e SPAK dhe mësohet se zv.ministrja ka marrë ryshfet 2000 euro nga Florida Beu, që kjo të punësohet në Ministrinë e Brendshme.

Këto para janë marrë nga ndërmjetësja Majlinda Hasani, avokate nga Durrësi dhe më pas i janë dhënë ish zv.ministres së Brendshme.

GJKKO ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ edhe për Majlinda Hasanin dhe Florida Beun.

Të fundit