Flash News

E-TJERA

“Punonjësit e terrorizuar dërguan e-mail”, gazetari tregon se si ndodhi ndërhyrja në TIMS

“Punonjësit e terrorizuar dërguan e-mail”, gazetari tregon

Gazetari Ferdinand Dervishi ka treguar se si ka ndodhur ndërhyrja te të dhënat e TIMS.

Dervishi tha për “Review” në Euronews Albania, se ngjarja ka ndodhur për 12 orë dhe e-mail-i për të cilin u folnë media, ëhstë dërguar nga punonjësit që punon me sistemin TIMS, pasi askush nukpo ndërhynte.

Dervishi tha se pranë sallës së TIMS ka shkuar drejtuesi i IT, Ervin Muço, i cili pasi ka parë që punonjësit nuk i janë bindur për të bërë transferimin e të dhënave, ka marrë njerëz të paautorizuar nga jashtë.

Dervishi: Unë e kam  marrë vesh me datë 3. Mu desh të verifikoja të vërtetën e historisë. Ka ndodhur një ngjarje që është shtrirë në 12 orë. Në darkë punonjësit e terrorizuar të atij sektori, nuk po ndërhynte askush. Të terrorizuar vendosën të dërgonin këtë email anonim. Ky email, ju dërgua dhe SPAK dhe kryeministrisë, edhe shërbimet sekret, nuk mbeti më çështja brenda policisë. Është ndërhyrë në orën 10.

Në mbyllje të orarit të asaj dite, në zyrat që ndodhnin punonjësit që punonin me sistemin TIMS, ka ardhur drejtuesi i IT, Ervin Muço dhe ka urdhëruar punonjësit e vet të eksportojnë materialin në TIMS. Procesi i eksportimit të materialeve, nga shumë materiale të bëhen në një. Duke e eksportuar këto kanë mundësi të kopjohen. Ai nuk është një sistem i thjeshtë, dhe ato kanë hasur vështirësi.

Ardit Muço ka kundërshtuar duke thënë se ky është një veprim që nuk bëhet. Fillimisht kanë ikur. Më pas ka filluar njoftimi i eprorëve. Arditi u ka bërë një email vetëm Muhamet Rrumbullakut dhe Neritan Nallbatit. Nuk është bërë njoftimi vetëm me telefon por email. Duke parë që Ervin Muços nuk i janë përgjigjur punonjësit ai ka marrë persona të tjerë të paautorizuar nga jashtë.

Të fundit