Flash News

E-TJERA

Punonte si bari, emigranti shqiptar gjendet i pajetë në kufirin greko-shqiptar

Punonte si bari, emigranti shqiptar gjendet i pajetë në kufirin

Një ngjarje e rëndë është shënuar pranë kufirit greko-shqiptar, ku një emigrant shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

Viktima është identifikuar si F.K., 60 vjeç, nga Erseka, i cili prej vitesh punonte si bari në Greqi. Sipas burimeve policore, trupi i tij u gjet sot në malin e Gramozit, në territorin grek, vetëm pak kilometra larg kufirit.

Dy ditë më parë, punëdhënësi grek kishte denoncuar humbjen e tij, pasi 60-vjeçari kishte ndërprerë çdo kontakt që prej datës 22 shtator. Pas kërkimeve të autoriteteve, trupi i pajetë u lokalizua pranë fshatit Gramoz, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Deri tani, policia greke nuk ka dhënë detaje nëse në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që pritet të zhvillohet ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Hetimet po kryhen në bashkëpunim edhe me autoritetet shqiptare.

Të fundit