Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
“Puthje afeksionuese”, gjesti i Ramës ndaj Melonit bën bujë në mediat italiane
Kryeministri Edi Rama mori pjesë dje në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) ku morën pjesë liderët e Bashkimit Evropian dhe 20 liderë të tjerë nga vendet e Evropës.
Pjesë e takimit ishin edhe liderët e Ballkanit Perëndimor.
Ajo që spikati më shumë në takim ishte puthja që kryeministri Rama i dhuroi homologes së tij italiane, Giorgia Meloni. Rama zgjodhi mënyrën e tij unike që ka përdorur edhe me disa ndërkombëtarë të tjerë, duke i puthur para kamerave.
Të njëjtën gjë bëri me kryeministrin Meloni, së cilës i dhuroi një puthje në qafë. Gjesti i Ramës është komentuar edhe në gazetën italiane “Corriere della Serra”.
Kjo e fundit shkruan se përshëndetja e Ramës me Meloni u bë në një mënyrë shumë të afeksionuar dhe flagrante.