Flash News

E-TJERA

Qafoku: Në dosje nuk ka vepër penale të Berishës, për Malltezin ishte ‘fatkeqësi juridike’

Qafoku: Në dosje nuk ka vepër penale të Berishës, për

Analisti Roland Qafoku ka folur për masën e sigurisë që SPAK ka kërkuar për kryedemokratin Sali Berisha.

Në Euronews Albania, Qafoku tha se në dosjen hetimore nuk ka vepër penale për Berishën dhe as për Jamarbër Malltezin. Për këtë të fundit, analisti tha se u arrestua vetëm sepse ishte dhëndri i Berishës.

“Me informacionin që kemi nga dosja, ne nuk shikojmë një vepër penale. Dhe Malltezi, është thjesht një viktimë. Mes atyre që duhet të ishin në Prokurori do të ishin Ministra, zv.ministra dhe jo Malltezi, sepse ai nuk ka pasur një post shtetëror. Ai për këtë çështje ka fatkeqësinë juridike që është dhëndri i kryeministrit. Ajo që unë do thosha është se e vetmja pikë që e ngatërroi  këtë histori ishte mosparaqitja e Berishës në SPAK”-tha ai.

Të fundit