Flash News

E-TJERA

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një lokali në Vlorë, detajet e para nga policia

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një lokali
Foto ilustruese

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një lokali në Vlorë.

Sipas të dhënave të para nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në fshatin Poro, Novosel dhe nuk ka persona të dëmtuar.

Më datë 21.04.2021, rreth orës 18:30, në fshatin Poro, Novosel, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se  është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gj. N.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e  Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, si dhe mbledhjen e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia paraprakisht.

Të fundit