Flash News

E-TJERA

Qëllohet me breshëri plumbash drejt dy makinave në Shkodër

Qëllohet me breshëri plumbash drejt dy makinave në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër, në fshatin Gomsiqe e Re.

Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash drejt dy mjeteve në pronësi të një 36 vjeçari, shtetasit David Ndoci. Dy mjetet në pronësi të të riut, një Ford Fiesta dhe një Mercedes Benz, kanë qenë të parkuara pranë shtëpisë.

Policia dhe grupi i hetimit kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin/kapjen e autorëve të saj.

“Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij”, njofton policia.

Ndërkohë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Të fundit