Flash News

E-TJERA

Qëlloi drejt policisë, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Itali

Qëlloi drejt policisë, arrestohet  shqiptari i shumëkërkuar

Policia italiane ka arrestuar një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ishte në kërkim prej tre vitesh për tentativë vrasjeje ndaj agjentëve të Policisë së Aversa.

Sipas mediave italiane, policia ka vënë re një Fiat 600 blu që lëvizte me shpejtësi marramendëse. Kjo ka bërë që të kërkohet ndalimi i mjetit, por shoferi nuk i përgjigjet dhe vijon rrugën duke përshpejtuar. Kjo bëri që policia ta ndjekë në një garë të çmendur nëpër rrugët e qendrës së qytetit, e cila zgjat disa qindra metra derisa i riu e gjen veten në një rrugë të bllokuar.

Në atë moment, 33-vjeçari frenon fort dhe zbret nga makina, duke tentuar të arratiset në këmbë por policia e kap.

I riu, një kriminel i dënuar dhe i gjendur në mënyrë të paligjshme në territorin e Italisë, rezultoi se ndaj tij Gjykata e Napolit të Veriut e kishte dënuar në vitin 2020 për tentativën e vrasjes së kryer ndaj personelit të Komisariatit të Policisë së Aversa, e ndodhur në 2 dhjetor të po këtij viti.

Të fundit