Flash News

E-TJERA

Qëlloi me armë drejt efektivëve, njoftimi zyrtar: U rrezikua jeta e policëve

Qëlloi me armë drejt efektivëve, njoftimi zyrtar: U rrezikua jeta
Foto ilustruese

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e shënuar pasditen e sotme në Elbasan, ku një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë.

Këta të fundit kanë shkuar në fshatin Selte, për kontroll banese, me vendim Gjykate, por kanë ndeshur kundërshtimin e J. K., i cili i ka qëlluar me armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, jeta e punonjësve është vënë në rrezik, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar nga të shtënat.

“Më datë 24.12.2020, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë shkuar në fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banese, me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J. K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë arritur në banesën e shtetasit J. K., ky shtetas, në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë duke u rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Nga të shtënat nuk ka punonjës policie të lënduar. Policia Vendore ka rrethuar zonën në një perimetër të gjerë duke marrë masa sigurie për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë në atë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat speciale Renea. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Pas ngjarjes, 45 vjecari është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar, ndërsa policia po negocion me të afërmit e tij për ta bindur që të dorëzohet.

Të fundit