Flash News

E-TJERA

Qeveria e cilësoi ‘aksidentale’, flet babai i Klodian Rashës: Vrasje e dytë për ne

Qeveria e cilësoi ‘aksidentale’, flet babai i Klodian
Qazim Rasha dhe i biri, Klodiani

Qazim Rasha, i ati i 25-vjecerit Klodian Rasha të vrarë natën e 8 dhjetorit nga polici i Shqiponjave ka komentuar qëndrimin e fundit të qeverisë duke e cilësuar ngjarjen e rëndë si ‘vrasje aksidentale’, teksa publikoi me vendim mbështetjen e familjes së viktimës me pension social.

Duke folur për Abc, Qazim Rasha e quan një vrasje të dytë këtë cilësim nga ana e qeverisë, i botuar në fletoren zyrtare.

Ajo nuk është version, ajo është devijim nga gjithçka dhe ajo është një vrasje për së dyti. Vrasje e dytë. Ajo është vrasje me paramendim. Vrasje me paramendim. Vrasje me paramendim. Dhe nuk ka asnjë lloj alibie.

Çdo gjë është e monitoruar. Çdo gjë është e zbardhur, çdo gjë është e vëzhguar, janë gjithçka. Është një rrugicë non stop, mund të jenë 30 kamera që janë në qendër të asaj rrugice. Edhe si do që të jetë puna, vetëm nëse devijohet gjithçka nga linja se nuk ka asnjë lloj kuptimi tjetër”, thotë Qazim Rasha.

I pyetur mbi vendimin e qeverisë për dhënien e pensionit social, ai thotë se është një metodë, një vlerësim që mund të bëhet në një lloj aspekti.

Nuk kam hallin e pensionit, por hallin e dhimbjes së djalit”, tha babai i viktimës.

Të fundit