Flash News

E-TJERA

U vra nga polici i ‘Shqiponjave’, Rama i lidh pension familjes së Klodian Rashës: Humbi jetën aksidentalisht

U vra nga polici i ‘Shqiponjave’, Rama i lidh pension familjes

Qeveria shqiptare i lidh pension të veçantë familjes së Klodian Rashës, 25 vjeçarit i cili u vra mesnatën e 8 dhjetorit nga një efektiv policie në Tiranë.

Sipas vendimit të qeverisë, familja e të riut të ndjerë do të trajtohet me pension social të tetë-fishtë.  

Vendimi:

PËR DHËNIE TRAJTIMI TË VEÇANTË FINANCIAR FAMILJES SË TË NDJERIT KLODIAN RASHA

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe të  nenit  5/1/b,  të  ligjit  nr.  7703,  datë  11.5.1993, “Për  sigurimet  shoqërore  në  Republikën  e Shqipërisë”,  të  ndryshuar,  me  propozimin  e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

1.  Dhënien  e  trajtimit  të veçantë  familjes  të  të ndjerit  Klodian  Rasha,  i  cili,  në  datën  8.12.2020, humbi  jetën  aksidentalisht,  si  pasojë  e  veprimeve policore, në masën e tetë-fishit të pensionit social, të miratuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993.

2.  Trajtimi  i  veçantë  familjar,  financiar  mujor,  i paguhet kryefamiljarit z. Qazim Osman Rasha. Ky  vendim  hyn  në  fuqi  menjëherë,  botohet  në Fletoren  Zyrtare  dhe  i  shtrin  efektet  nga  data  1 dhjetor 2020.

U vra nga polici i ‘Shqiponjave’, Rama i lidh pension familjes

Kujtojmë se vrasja e 25-vjeçarit prej ditësh ka nxitur protesta në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, të shoqëruara me përplasje dhe tensione mes të rinjve dhe policisë.

Ndërkohë, 48 orë pas protestave, Sandër Lleshaj dha dorëheqjen si ministër i Punëve të Brendshme.  

 

Të fundit