Flash News

E-TJERA

Qeveria i hapi rrugë vaksinës ruse dhe kineze, mjeku: Kam 6 muaj që e rekomandoj, kam tre pyetje

Qeveria i hapi rrugë vaksinës ruse dhe kineze, mjeku: Kam 6 muaj
Mjeku Artan Koni

Mjeku Artan Koni ka reaguar mbi Aktin Normativ të qeverisë, që nuk përjashton mundësinë për të marrë vaksina ruse dhe kineze.

Ai thotë se ka 6 muaj që rekomandon këto vaksina, por më mirë vonë se kurrë, shton mjeku. Ky i fundit rekomandon kolegët e tij të mbajnë qëndrimet e tyre, pavarësisht kundërshtimeve të momentit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ngre disa pyetje.

"Jam hasur shpesh me kundërshtime të forta që kishin në thelb fjalinë: “Ne nuk mund të marrim vaksina që nuk janë certifikuar nga EMA:

1- Përse ky Akt Normativ nuk e përmend fare EMA-n, çfareë ndryshoi?

2- A ndjejnë anëtarët e Komitetit Teknik ndonjë keqardhje që u bënë shkas për humbje kohe të çmuar?

3- A ka ndonjë nga ata që ndjen përgjegjësi morale për jetet të cilat mund të ishin shpëtuar nëse do siguroheshin më herët këto vaksina?"

 

Të fundit