Flash News

E-TJERA

Qeveria jep 500 mln lekë për transportin: Të mos preket çmimi i biletës!

Qeveria jep 500 mln lekë për transportin: Të mos preket

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Blluku, po zhvillojnë një takim me përfaqësues të Shoqatës së Transportit.

Rama deklaroi se qeveria ka vendosur të akordojë 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë për transportin për të përballuar diferencën dhe për të mos rritur çmimin e biletës.

“Vendosëm 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë për të suportuar diferencën dhe për t’iu kërkuar juve të mos prekni në këtë fazë delikate çmimin e biletës. Se si do të bëhet nga pikëpamja e modaliteteve është diçka e përgatitur. Por, është shumë e rëndësishme të vazhdojë shërbimi”, tha Rama.

Ndërsa ministrja Balluku garantoi se do të kompensohet me 100 lekë çdo litër naftë i harxhuar nga transporti. Ky kompensim do të bëhet përmes Drejtorisë së Tatimeve.

“Për ne rritja e çmimit të biletës nuk është e pranueshme. Do të kompensojmë me 100 lekë çdo litër naftë qe ju përdorni për transportin tuaj. Kompensimi do bëhet në drejtorinë e tatimeve. Do bëjmë kompensimin real të naftës. Kompensimi do të vijë nëpërmjet Drejtorisë së Tatimeve, duke qenë se ata kanë të gjitha të dhënat. Dhe ne do u referohemi të dhënave nga konsumi që keni pasur një vit më parë, pasi është e pamundur që ne t’i referohemi konsumit aktual. Do kishte vonesë dhe do kishte abuzime”, tha Balluku.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri hodhi idenë e vendosjes së ditës së hënë pa makina ose të shihet si opsion puna nga shtëpia tre herë në javë. Rama tha se kjo do të bëhej për të kursyer energji.

Të fundit