Flash News

E-TJERA

"Qeveria po punon në emër të qytetarëve", Yuri Kim përgënjeshtron agjencinë telegrafike shqiptare: Ky titull është keqinformues, të korrigjohet

"Qeveria po punon në emër të qytetarëve", Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka përgënjeshtruar një lajm të publikuar pranë agjencisë telegrafike shqiptare, ATSH. 

Reagimi i saj erdhi pasi diplomatja foli për gazsjellësin TAP dhe rëndësinë që ka për Shqipërinë ky projekt. Kim e ka cilësuar titullin keqinformues dhe ka kërkuar të korrigjohet.

Në faqen e Agjencisë shkruhet se “Qeveria po punon në emër të qytetarëve e jo interesave të ngushta, dua duartrokitje për ministren Gjonaj”.

"Ky titull është keqinformues dhe duhet të korrigjohet. Kjo nuk është ajo që thashë. Ja çfarë thashë: https://al.usembassy.gov/remarks-by-ambassador-yuri-kim-at-the-presentation-of-the-group-of-states-against-corruption-greco-report-on-albania/", shkruan Kim në Twitter.

 

"Qeveria po punon në emër të qytetarëve", Yuri Kim

Të fundit