Flash News

E-TJERA

Qeveria vendosi shkrirjen, reagon Senati i Albanologjisë: Vendim politik që godet shkencën

Qeveria vendosi shkrirjen, reagon Senati i Albanologjisë: Vendim politik

Senati i Akademisë së Studimeve të Albanologjike ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të mbyllur Akademinë. 

Në reagimin e bërë, senati thotë se vendimi i marrë është politik, ndërsa projektligji u hartua pa transparencë dhe pa konsultime. ASA thotë se do të vijojë misionin për të mbrojtur lirinë akademike.

Reagimi

Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike i mbledhur urgjentisht pas deklaratës publike të ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, për miratimin e projektvendimit për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike, shpall:

Është plotësisht kundër këtij vendimi të Këshillit të Ministrave;

Është një vendim politik që godet shkencën e albanologjisë në Shqipëri;

Është hartuar pa konsultime dhe pa transparencë.

Akademia e Studimeve Albanologjike do të vazhdojë misionin e saj për mbrojtjen e lirisë akademike duke përdorur të gjithë instrumentet ligjore të një shteti demokratik.

ASA u shpreh mirënjohjen qindra mijra qytetarëve, institucioneve kërkimore shkencore brenda dhe jashtë vendit, partnerëve tanë, aktivistëve dhe mediave që i dhanë jehonë këtij akti të paprecedent dhe të ndërmarrë në limitin e kohës.

 

Të fundit