Flash News

E-TJERA

Qytetarët dynden drejt plazheve, policia: Shmangni qarkullimin brenda Vlorës, përdorini BYPASSI-in

Qytetarët dynden drejt plazheve, policia: Shmangni qarkullimin brenda

Nisur nga fluksi shumë i madh i mjeteve që qarkullojnë në drejtim të zonave bregdetare dhe konkretisht fluksit shumë të madh brenda qytetit të Vlorës, Policia Rrugore ka dalë me një thirrje.

Ajo ka apeluar të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin qarkullimin brenda qytetit të Vlorës dhe të përdorin BYPASSI-in, duke u futur që në rrethrrotullimin e Nartës për në BYPASS.

Policia Rrugore gjithashtu iu ka bërë thirrje që të respektojnë rregullat dhe që të qëndrojnë në radhë, ku ka fluks. Blutë bëjën me dije se drejtuesit që qarkullojnë me shpejtësi janë në monitorim, pasi në çdo aks ka radarë dhe patrulla që monitorojnë me kamera qarkullimin.

Të fundit