Flash News
Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 21 vjeçari në aksin Koplik-Dedaj
Përfundon pas 9 orësh seanca për Sterilizimin, SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim
28 subjekte politike regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Kush pritet të marrë drejtimin e Zërit të Amerikës me 'bekimin' e Trump
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
Qytetarja prek në protestë-marshimin e Shkodrës: Edhe mua ma vranë djalin e vetëm
Në protestë -marshimin e mbajtur sot në mesditë për atentatin në Shkodër, ku humbën jetëmn, Hamza Lici, Arlind Bushati dhe Flutura Basha, morën pjesë qindra qytetarë, madje të ardhur nga Tirana.
Një prej qytetareve, e cila u shpreh se kishte ardhur nga Tirana në mbështetje të Partisë Demokratike për këtë marshim, tha për Euronews Albania se kishte humbur djalin prej 16 vjetësh dhe ende drejtësia nuk e kishte zbardhur plotësisht ngjarjen.
“Jemi në protestë për krimet që po ndodhin çdo ditë. Edhe mua ma kanë vrarë djalin e vetëm, ka 16 vjet dhe ende drejtësia nuk e ka zbardhur plotësisht ngjarjen. Kjo është qeveria e krimit. Kur arrijnë të burgosin doktor Berishën, neve nuk na ka mbetur asgjë, ja kështu si qentë. Kam ardhur nga Tirana dhe jemi me Berishën deri në vdekje, sepse ai është i vetmi patriot, është burgosur pse ka dhëndrin me para”, tha protestuesja.