Flash News

E-TJERA

Ra në kontakt me energjinë duke punuar tokën, humb jetën 31-vjeçari në Divjakë

Ra në kontakt me energjinë duke punuar tokën, humb jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Divjakë.

Siç njofton policia, një 31-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa punonte tokën në fshatin Biçukas.

 “Në fshatin Biçukas, Divjakë, shtetasi A. N., 31 vjeç, duke punuar në tokën e tij, dyshohet ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit