Flash News

E-TJERA

Ra nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi, anglezi 21-vjeçar ndërron jetë rrugës për në spital

Ra nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi, anglezi
Foto ilustruese

Një i ri anglez ka ndërruar jetë pak orë pasi ra nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi. 

Sipas policisë, shtetasi anglez Z. C., 21 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Vlorës.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me parë, ku shtetasi anglez Z. C., ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë”, njofton paraprakisht policia.

Më hetët, policia njoftoi se i riu dyshohet se ishte në gjendje të dehur kur ra nga kati i tretë i hotelit, pasditen e sotme. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  

Të fundit