Flash News

E-TJERA

Rakipllari për ndryshimet në qeveri: Rama me logjikë menaxherësh, jo profesionistësh!

Rakipllari për ndryshimet në qeveri: Rama me logjikë

Analisti Robert Rakipllari komentoi ndryshimet në kabinetin qeveritar.

I ftuar në emisionin “Open” në studion e News24 Rakipllari u shpreh se logjika e kryeministrit Edi Rama, është një logjikë menaxherësh dhe jo prej profesionisti .

Rakipllari: Po largohet ministrja e shëndetësisë e cila ka qenë në qendër të akuzave. SPAK, sterilizimi apo edhe dy apo tre koncesione të tjera janë në hetim. Është larguar një ministre që realisht ajo vetë nuk ka një akuzë. Koncesionet janë bërë në Kohën e Beqjës, por ky sektor është goditur nga SPAK, në këtë moment ka reputacion të keq.

Në këtë situatë ka shkuar një figurë e re. Që në fillim Rama ka pasur logjikën e menaxherëve, ka vënë ministra që nuk kanë pasur lidhje. Logjika e Ramës është logjikë menaxherësh dhe jo logjikë profesionistësh.

Përgjegjësitë politike i merr vetë, ndërsa përgjegjësitë për penale personale i kanë ata që i kanë. Ky lloj ndryshimi në ministrinë e Shëndetësisë e përkufizon të gjithë hallin për ndryshimin e imazhit.

 

 

Të fundit