Flash News

E-TJERA

Rama, Basha dhe diplomatët e huaj në vendin tonë përcjellin urimet për Pashkën

Rama, Basha dhe diplomatët e huaj në vendin tonë përcjellin

Për më shumë se dy miliardë katolikë dhe të krishterë të tjerë në të gjithë botën, sot është dita më e shenjtë në kalendarin fetar sepse është kremtimi i ringjalljes së Jezu Krishtit, tri ditë pas kryqëzimit të tij.

Kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha kanë përcjell urimet e tyre përcjellë urimet e tyre për besimtarët katolikë përmes postimeve në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë ka postuar një foto të vezëve me ngjyra që janë simbol i Pashkëve, ku uron: “Gëzuar Pashkët nga Fieri”.

Ndërsa, kryetari i PD-së Lulzim Basha në urimin e tij thekson se “sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim”.

Urimi i Bashës:

Nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë.
Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë. Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet.
Prandaj ju motra e vëllezër që po kaloni vështirësi shëndetësore, nëna dhe baballarë që sot jeni në pamundësi ekonomike, të rinj e të reja që mendoni emigrimin, mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë.
Zoti e bekoftë Shqipërinë.
Për shumë vjet gëzuar!

Urimet për festën e Pashkëve kanë përcjellë edhe përfaqësitë e huja diplomatike të akredituara në vendin tonë. Ambasada e SHBA-së ndau një urim të veçantë për stafin mjekësor në vijën e parë me Covid.

“Gëzuar Pashkët nga të gjithë ne në Ambasadën Amerikane! Urojmë një ditë të bekuar për të gjithë, sidomos për doktorët, infermierët dhe të gjithë ata që këtë ditë të shenjtë po e kalojnë në vijën e parë duke luftuar COVID-19! Çdo ditë por sidomos sot, le të festojmë të gjithë shpresën dhe të shohim drejt fillimeve të reja!” shkruhet në postimin e ambasadës në rrjetet sociale.

Edhe delegacioni i Bashkimit Evropian i uron Gëzuar Pashkën të gjithë atyre që festojnë sot.

“Urojmë që kjo Pashkë të sjellë paqe, shëndet dhe shumë optimizëm për ditet më të mira që po vijnë”.

Të fundit