Flash News
Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 21 vjeçari në aksin Koplik-Dedaj
Përfundon pas 9 orësh seanca për Sterilizimin, SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim
28 subjekte politike regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Kush pritet të marrë drejtimin e Zërit të Amerikës me 'bekimin' e Trump
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
Rama do të kërkojë heqjen e ndalimit për Marin Memën, Unioni i Gazetarëve: Veprim i vonuar nga qeveria
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e ka quajtur të vonuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili njoftoi se do të kërkojë nga Greqia lejimin e gazetarit Marin Mema në territorin grek.
“Kërkesa e Kryeministrit të Shqipërisë zotit Edi Rama për “rishikimin e një vendimi absurd 12 vite më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema që të hyjë në Greqi, është një reagim i vonuar i qeverisë së Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.
UGSH shprehet se ka kërkuar prej kohësh që çështja ndaj Marin Memës të rishikohet, madje, edhe ka protestuar para ambasadës greke në Tiranë dhe MEPJ-së.
“UGSH është e vetmja organizatë e gazetarëve profesionistë në Shqipëri që në mënyrë të përsëritur e ka ngritur zërin për këtë vendim absurd të autoriteteve greke ndaj këtij gazetari të njohur dhe disa rasteve të tjera me kolegë të mediave të tjera. UGSH, ndaj këtij rasti, ka protestuar para Ambasadës së Greqisë në Tiranë, para Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe u është drejtuar Federatës Europiane të Gazetarëve dhe Reporterëve pa Kufi, për solidaritet. Në disa takime dhe forume UGSH ka kërkuar ndjekjen e kësaj çështjeje dhe reagimin e palës greke për rishikimin e këtij vendimi dhe mospërsëritjen e sjelljeve penguese ndaj gazetarëve për lëvizje dhe qarkullim të lirë mes dy vendeve tona”, shkruan UGSH.