Flash News

E-TJERA

Rama e akuzoi se ndërhyri në fushatë, vjen reagimi i Komisioneres së BE: Pjesëmarrja ime ishte e kufizuar në mbajtjen e një fjalimi

Rama e akuzoi se ndërhyri në fushatë, vjen reagimi i Komisioneres

Vjen reagimi i komisioneres së BE Mariya Gabriel, pasi kryeministri Edi rama e akuzoi se ndërhyri në fushatë, pasi zhvilloi paraditen e kësaj të marte një tryezë diskutimi për arsimin me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Në një reagim për A2, Gabriel sqaroi se në 18 mars ajo mori pjesë në Tryezën e Rrumbullakët të Arsimit, me ftesë të Universitetit të Vjenës, që kishte organizuar eventin.

Pjesëmarrja ime ishte e kufizuar në mbajtjen e një fjalimi. Fjalimi përqendrohej në iniciativat e reja dhe iniciativat e ardhshme evropiane në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, që janë të rëndësishme edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë”, shprehet komisionerja.

Më herët, përmes një postimi në Tëitter, Rama e konsideron atë akt si ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE.

"Dikush në Bruksel duhet t'u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE! 

Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!" shkroi Rama në Tëitter.


 

Të fundit