Flash News

E-TJERA

“Rama e mbyll detyrën sot”, Meta: Ambasadorët të reagojnë tani, të hënën do jetë tepër vonë

“Rama e mbyll detyrën sot”, Meta: Ambasadorët të

"Pas mesnatës së sotme, Edi Rama nuk është më kryeministër, por thjesht një kujdestar" Kështu ka deklaruar presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili shprehet i sigurt për largimin e Edi Ramës pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

“Jam i lumtur që më në fund erdhi dita, ku populli shqiptar të shkojë në kutitë e votimit dhe ku të marrë sovranitetit e tij në dorë. Populli shqiptar do tregojë se është popull shqiponjash dhe jo sorrash. Edi Rama është një Kryeministër në largim. Ai e mban këtë detyrë deri sot në orën 00:00. Në orë 00:00 ai e mbyll detyrën e tij. Pas kësaj ore ai nuk është me Kryeministër, por thjesht një kujdestar. Edi Rama që nga sot është kujdestar, ai e ka mbyllur mandatin. Pjesa tjetër pastaj janë thjeshtë procedura dorëzimi i ambienteve që janë për t’u përdorur nga Kryeministrit i ardhshëm." tha Meta në Syri tv.

Lidhur me qendrimin e tij, pas takimit me ambasadoren Yuri Kim, Meta shprehet se dhe ambasada e SHBA është për zgjedhje të lira e të ndershme, teksa përsërit sërish thirrjen për shqiptarët, që të mprehin sfurqet për të dielën, nëse preket vota. Sipas kreut të shtetit, ambasadorëve të reagojnë tani, ndryshe do të jetë tepër vonë nëse reagojnë të hënë pasi të jenë prishur zgjedhjet dhe të kemi destabilizim.

"Ambasada Amerikane është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, Rama thjesht flet në emër të tyre. Ai është një mashtrues dhe një intrigant dhe mbetet thjesht gruaja e Bilalit. Nuk ka ambasadë që t’i bëj strehë Kryerilindasit nëse preket vota! Çfurqet do jenë të dielën, nëse preket vota. Zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës, nuk do të ketë më. Kjo histori ka marrë fund. Unë kam besim te shqiptarët. Të gjithë janë nisur drejt kutive të votimit, për të sjellë ndryshimin historik duke çuar Shqipërinë në rrugën e duhur. Nuk jam President i ambasadave, por jam Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe unë kam përgjegjësi për të gjithë Shqipërinë. Unë i kam bërë thirrje sot ambasadorëve gjatë takimit që pata në Presidencë, të reagojnë tani. Është tepër vonë nëse reagojnë të hënë pasi të jenë prishur zgjedhjet dhe të kemi destabilizim. Unë nuk pres zgjedhje daneze, por zgjedhje si në Kosovë po. Nëse derdhet një pikë gjaku, përgjegjës do të jetë Edi Rama”, ka thënë Meta.

Të fundit