Flash News

E-TJERA

Veliaj në burg, Rama paralajmëron zgjedhje në Bashkinë e Tiranës: Emergjenca e krijuar nuk mban më

Veliaj në burg, Rama paralajmëron zgjedhje në Bashkinë e

Ka nisur mbledhja e Asamblesë së PS-së, ku pritet që Rama të shpallë emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Rama e nisi fjalimin me bashkinë e Tiranës, ku u shpreh se duhet adresohet emergjenca e drejtimit që është krijuar pas arrestimit të Veliajt. Kryesocialisti la të nënkuptohet se do të ketë zgjedhje të reja për kreun e Bashkisë së Tiranës.

“Jemi mbledhur në këtë takim te parë të 4-vjeçarit tonë më sfidues për të çelur kapitullin e mandatit tonë të katërt i cili nis zyrtarisht pas pak ditësh me betimin e kuvendit dhe votëbesimin e qeverisë së re. Do na duhet të adresojmë këtu edhe emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës për arsyen e ditur botërisht. Nuk mban më, ama duhet të them që në fillim sa më qartë atë që besoj e ndajmë të gjithë së bashku.. nuk kemi pasur dhe nuk do kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësinë me reformën në drejtësi dhe mbi të gjitha me tërheqjen historike të pushtetit të shumicës nga fusha e pushtetit gjyqësor”, deklaroi Rama.

Të fundit