Flash News

E-TJERA

Rama dhe Veliaj në shtëpinë e Arjan Salës, dorëzojnë titullin “Dëshmor i Atdheut”; familjarët: Na lehtëson pak dhimbjen

Rama dhe Veliaj në shtëpinë e Arjan Salës,
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ishin në familjen e Arjan Salës, të riut që humbi jetën, duke shpëtuar kolegët. Ata i dorëzuan familjes titullin "Dëshmor i Kombit".

Rama dhe Veliaj nuk u prononcuan për gazetarët, ndërsa një prej familjarëve tha për mediat se, ky titull lehëston pak dhimbjen e tyre. Ai shtoi se politika iu ka qendruar afër në këto ditë të vështira.

“Të gjithë politikanët nuk na lanë vetëm në këtë kohë ngushëllimi. Dhimbja jonë po na shkatërron. U dorëzua certifikata “Dëshmor i atdheut” dhe mendoj se ishte më e mira e mundshme që të na lehtësojë dhimbjen”, tha ai.

 

Të fundit