Flash News

E-TJERA

Rama njoftoi masën e parë, por protestuesit nuk tërhiqen. Bllokohen disa akse në Tiranë

Rama njoftoi masën e parë, por protestuesit nuk tërhiqen.

Qarkullimi u automjeteve është paralizuar në Tiranë nga protestuesit në disa akse kryesore.

Pavarësisht se kryeministri Edi Rama njoftoi nga Facebook-u se brenda 48 orësh do të merren masat e para për përballimin e rritjes së çmimeve, protestuesit sërish nuk janë tërhequr por kanë vijuar me bllokimin e rrugëve në shenjë proteste dhe revolte.

Nga protesta janë bllokuar rrugët te “Myslym Shyri’, te bulevardi ‘Dëshmorët e kombit”, zona e Unazës nga të dyja anët, autostrada Durrës-Tiranë etj.

Të fundit