Flash News

E-TJERA

Rama për situatën në Rinas: E patolerueshme që kemi humbur vaksinat, forca të së shkuarës i kanë bërë llogaritë gabim

Rama për situatën në Rinas: E patolerueshme që kemi humbur
Kryeministri Edi Rama

Nga Gjirokastra, ku inspektoi procesin e vaksinimit, kryeministri Edi Rama komentoi sërish situatën që është krijuar në Rinas për shkak të protestës së kontrollorëve.

Ai tha se është e pajustifikueshme, pasi është humbur ngarkesa e radhës me vaksina, që ishte parashikuar për të ardhur dje."Forca të verbëra dhe të së shkuarës", sipas Ramës, kërkojnë të pengojnë procesin e vaksinimit.

Ai shtoi se kushdo që kërkon të sfidojë qeverinë, ka zgjedhur kryeministrin e gabuar.

“Ajo që është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme është se ne e kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave dhe kjo është realisht e dhimbshme në një kohë lufte ku çdo sekondë dhe çdo minutë vlen dhe ne nuk po lëmë sekondë pa shfrytëzuar.

Një gjë është e sigurt, që nuk ka shans që forca destruktive, forca të verbra, forca të së shkuarës që duan me çdo kusht të rimarrin peng të ardhmen të na ndalin në këtë proces. I kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar”, deklaroi Rama.

Të fundit