Flash News

E-TJERA

Rama propagandon me masat anti-Covid, Freshistët “Party” pas takimit me të. Drejtoresha: Të mos dalë asnjë video!

Rama propagandon me masat anti-Covid, Freshistët “Party” pas

Pas takimit të kryeministrit Edi Rama me të rinjtë e Librazhdit  dy ditë më parë, Freshistët kanë festuar në një ambient të mbyllur, duke kërcyer ngjitur me njëri-tjetrin dhe duke mos zbatuar asnjë masë anti-Covid në këtë periudhë pandemie.

E vetëdijshme se po organizonte një festë në kundërshtim me masat anti-Covid, organizatorja, njëkohësisht dhe Drejtoreshë e Drejtorisë së Urbanistikës në Librazhd, Brixhilda Biçaku, i paralajmëron të rinjtë që mos nxjerrin asnjë foto apo video nga festa në rrjetet sociale apo media. Në këtë mënyrë festa e radhës kur të shkonte sërish kryeministri Rama, do ishte më e madhe.

Video është publikuar nga JOQ, dhe shihet qartë shkelja e çdo mase kundër Covidit.

Ndonëse kryeministri Rama akuzon opozitën për mbledhjen e turmave të qytetarëve, në këtë video dëshmohet qartë që dhe strukturat e PS-së nuk respekton asnjë masë, përkundrazi, vetëm propagandojnë.

Në këtë rast vlen shprehja, “Mos bëj si bëj unë, bëj si them unë”.

Të fundit