Flash News

E-TJERA

Rama qartësoi pozicionin, ambasadori i Ukrainës: Kemi besim të plotë te zëri i Shqipërisë në OKB

Rama qartësoi pozicionin, ambasadori i Ukrainës: Kemi besim të

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të jetë në një qëndrim të bashkërenduar me SHBA-në, që do të shprehen në Këshillin e Sigurimit të OKB për rrezikun e pushtimit rus.

Ai ka shprehur besimin te roli i Shqipërisë për këtë situatë. “Kemi besim të plotë tek zëri i Shqipërisë në KS. Arsyeja, është sepse diplomacia shqiptare, e ka mbështetur sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin territorial të saj”, tha Shkurov për “Albanian Post”.

Dy ditë më parë, Rusia i kërkoi Shqipërisë që të bënte të qartë pozicionin e saj lidhur me këtë situatë. Prej kohësh tensionet Rusi-Ukrainë janë rritur edhe pse Moska mohon që synon ta pushtojë shtetin fqinjë. Dialogu mes perëndimit dhe Rusisë nuk ka rezultuar i suksesshëm, pasi kërkesa e Moskës për mosanëtarësimin e Ukrainës në NATO është hedhur poshtë nga SHBA-ja.

 

Të fundit