Flash News

E-TJERA

Rama refuzon ta njohë në krye të PD, rastet kur PS tregon se Berisha nuk ka “vdekur” politikisht

Rama refuzon ta njohë në krye të PD, rastet kur PS tregon se

Kryeministri Edi Rama hodhi këtë të enjte nga Kuvendi një sërë akuzash për ish-kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berishën. Ai tha se do t’i ndërpresë marrëdhëniet me PD, nëse Berisha merr drejtimin e partisë.

Pavarësisht se e konsideroi të vdekur politikisht, pjesën më të madhe të fjalimit të tij, Rama ia kushtoi sulmeve ndaj Berishës.

Përpos kësaj, kujtojmë se lëvizjet e ish-kryetarit të PD, sjellin më pas reagime nga radhët socialistëve, çka do të thotë se veprimtaria e tij nuk është aq pa interes, sikurse trumbetohet.

Një ditë më parë, Berisha thirri një tryezë ekspertësh në selinë blu për të diskutuar mbi krizën energjitike, një nga çështjet aktuale më me interes.

Ekspertët dhe ish-kryetari vendosën theksin te nevoja për masa urgjente nga ana e qeverisë, ndërsa nuk munguan edhe pretendimet se kjo është një krizë “e qëllimtë”.

Pas kësaj ngjarje, erdhi reagimi i socialistëve. Ishte Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri që përmes një statusi në rrjetet sociale, duke iu drejtuar Berishës me akuzën “se maska e ëngjëllit nuk rri mbi fytyrën e varrmihësit të sektorit energjetik”.

Rama refuzon ta njohë në krye të PD, rastet kur PS tregon se

Këto reagime duket se dëshmojnë që PS e njeh Berishën në krye të PD, pavarësisht se deklaron të kundërtën. Kujtojmë që gjykata njohu “Rithemelimin” dhe regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit të thirrur nga Berisha më 11 dhjetor.

Të fundit