Flash News

E-TJERA

Rama vlerëson punën e Kim: I ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve mes dy shteteve; Meta: Operacionet tona ka qenë të suksesshme

Rama vlerëson punën e Kim: I ka dhënë një cilësi
Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën që ka bërë ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim për forcimin e marrëdhënieve midis dy shteteve, duke i shprehur edhe falenderimet. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin që u zhvillua me rastin e zbarkimit të "Defender Europe 21" në Tiranë, ka folur për mbështetjen e dhënë nga Amerika për realizimin e kësaj stërvitjeje në Shqipëri.

"Sot dua të falenderoj të gjithë ushtarakët e përfshirë në këtë stërvitje domethënëse nga SHBA dhe të gjithë vendet e tjera. I bëj një falenderim Kim, e cila me përkushtimin e saj i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve mes dy shteteve duke u përfshirë në vetë të parë në mbështetje të kërkesave dhe nevojave, në drejtësi dhe mbrojtje. Besimi që SHBA kanë treguar në vijim te ky partneritet dhe aleancë e madhe strategjike me Shqipërinë e vogël kulmon me këtë stërvitje që jo rastësisht është stërvitja më e madhe dhe me përfshirjen më domethënëse.

Nënvizoj që ndërkohë që kjo shfaqje e bukur për t’u dhënë mundësi qytetarëve të vijnë të vizitojnë këtë arsenal nuk do ishte e tillë nëse nuk do kishte qenë mbështetja e SHBA për rritjen e kapaciteteve të ushtrisë shqiptare. Kam besim se ne do të mund të hedhim hapa të tjerë kuptimplotë në rritjen e cilësisë së burimeve njerëzore të FA duke krijuar kështu një hapësirë tërheqëse për ta materializuar thirrjen për të rinjtë që duhet ta shohin adresën e FA si mundësi të artë për formimin edhe pas shkollimit”, tha Rama.

Ndërsa presidenti Ilir Meta falenderoi Forcat e Armatosura shqiptare për profesionalizmin e treguar në këtë stërvitje, por edhe NATO-n. Kreu i Shtetit nuk la pa evidentuar edhe kontributin e SHBA-ve, ndërsa vuri theksin se mikpritja dhe besnikëria që ka treguar Shqipëria.

“Është kënaqësi e veçantë që të jemi të gjithë së bashku në këtë shesh, që mban emrin e shenjtores së madhe Nënë Tereza. Operacionet tona ka qenë të suksesshme. Kjo stërvitje është tepër e rëndësishme për vendin tonë.

Shkëmbimi i eksperiencës nga Forcat tona të Armatosura dhe trupave Amerikane do i shërbejë rritjes së aftësive të trupave tona. Ne kemi shpalosur mikpritjen dhe besnikërinë tonë tradicionale. Kjo stërvitje do të vijojë të jetë e suksesshme. Shpreh falënderimet për kontributin e SHBA-ve dhe vendeve të tjera aleate, që zgjodhën vendin tonë si vendi pritës. Si vend anëtarë i NATO-s jemi krenarë", tha Meta.

 

Të fundit