Flash News

E-TJERA

Rama, Vuçiç dhe Zaev nënshkruajnë tre memorandume, çfarë parashikojnë marrëveshjet

Rama, Vuçiç dhe Zaev nënshkruajnë tre memorandume,

Kryeministri Edi Rama, homologu i tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti serb Alkesandër Vuçiç firmosën tre memorandume në takimin e sotëm me temë "Ballkani i hapur".

Marrëveshja e parë konsistonte në bashkëpunimin mes vendeve në rast të katastrofave.

Memorandumi i dytë synonte lehtësimin e eksport-importeve mes tre shteteve për të rritur vëllimin e tregtisë së ndërsjelltë dhe ekonominë në tërësi.

Dhe i treti ka të bëjë për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe lehtësimin e procedurave për leje të përkohshme të qëndrimit.

Sipas tyre, nëse projekti i "Mini-Shengenit" ecën përpara, në 1 janar të 2023-it mes tre shteteve nuk do të ketë kufi.

 

Të fundit