Flash News

E-TJERA

Raporti i DASH/ Balliu: Rama përgjegjësi kryesor i kapjes së shtetit nga krimi!

Raporti i DASH/ Balliu: Rama përgjegjësi kryesor i kapjes së

Deputeti demokrat Klevis Balliu ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili sipas tij konfirmon akuzat që opozita ka ngritur prej vitesh ndaj qeverisë Rama.

Sipas Balliut, qeveria aktuale është e përfshirë në skema të pastrimit të parave të drogës përmes ndërtimit të kullave në kryeqytet, gjë e cila ka çuar në rritje të ndjeshme të çmimeve të banesave dhe në përkeqësimin e standardeve të jetesës për qytetarët.

Ai përmend edhe "dosjen Rama-Aruma", të cilën e cilëson si një nga marrëveshjet e shumta të qeverisë me krimin e organizuar, duke theksuar se në një kohë kur shqiptarët përballen me varfëri, figura të shpallura të lidhura me krimin po pasurohen në Shqipëri nën mbështetjen e qeverisë.

Balliu theson ndër të tjera se pa ndarjen e qeverisjes nga krimi, Shqipëria nuk mund të ecë përpara.

Deklarata e plotë:

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmoi atë që kemi denoncuar prej vitesh.

Qeveria Rama pastron paratë e drogës në kullat e Kryeqytetit; kjo skemë kriminale ka rritur çmimet e banësave, duke i bërë të papërballueshme për qytetarët, ndërsa pushtetarët mbushin xhepat e tyre me miliarda.

Dosja Rama-Aruma është vetëm një nga marrëveshjet e shumta mes qeverisë dhe krimit të organizuar. Në të njëjtën kohë që shqiptarët varfërohen, kështjellat e shpallura terroriste në SHBA, po pasurohen në Shqipëri me firmën e Edi Ramës.

Shqipëria nuk ka zhvillim për sa kohë qeveria është në shërbim të krimit.

Shqiptarët nuk kanë siguri e mirëqenie për sa kohë Edi Rama mbetet garant i pastrimit të parave të karteleve.

Edi Rama është përgjegjësi kryesor i kapjes së shtetit nga krimi.

 

Të fundit