Flash News

E-TJERA

Raporti i Europol, ish-drejtori i policisë: Krimi organizuar në Shqipëri ndihmohet nga politika, paratë pastrohen në ndërtim

Raporti i Europol, ish-drejtori i policisë: Krimi organizuar në

Belgjika dhe Holanda janë ‘portat’ e kokainës në Europë sipas një raporti të Europol ku nënvizohet se përveç grupeve tradicionale kriminale kanë marrë rëndësi të veçantë grupet shqiptare.

Raporti citon burime të autoriteteve belge dhe holandeze të cilat vënë në dukje se grupet shqiptare kanë zgjeruar rolin e tyre në sigurimin e kokainës dhe lidhjen e kontakteve në Amerikën e Jugut.

Nisur nga ky fenomen shqetësues, ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj ka deklaruar në një intervistë për MCN se tashmë grupet kriminale shqiptare po konkurrojnë paralel me grupet e vjetra dhe sipas tij kjo është përgjegjësi e institucioneve të shtetit.

Sipas tij, bashkëpunimin më të ngushtë Shqipëria e ka me Italinë edhe për shkak të afërsisë dhe njohjes së mirë të saj. Ndërsa i pyetur se sa është numri i këtyre grupeve të përfaqësuara nga shqiptarët, Hadarmataj sqaroi se mjafton të hedhësh sytë në ndërtimet e bëra në Tiranë për të kuptuar se sa para pastrohen përmes tyre.

“Nuk mund të kem dijeni sepse s’kam mundësi praktike, kam qasje në informacion por do ta shikoj pak më thjesht mjafton të dalësh sot në qytet dhe të shikosh se sa ndërtim ka në Tiranë sot. I gjithë ky volum ndërtimi, nuk mendoj se gjithë ky bilanc financiar është i saktë. Pra është një lek që buron nga trafiku i drogërave të rënda pa përjashtuar dhe trafikun e qenieve njerëzore.

Futet nga BE dhe vjen këtu dhe investohet dhe shpëlahet dhe formatizohet. Plus që kemi dhe raste që ka persona konkret që janë goditur, janë mbajtur peng kemi shumë informacione të ndryshëm vetëm ne se kuptojmë vërtetë se çfarë po i bëhet sepse jemi një amulli ku është inkriminuar dhe shoqëria. Pra ne si shoqëri nuk po na bën më përshtypje çdo gjë e lidhur me drogën.

Konkretisht bashkëpunues me Shqipërinë është Italia, veçanërisht zona e Pulias. E di si funksion sepse për shkak të pjesës së shkurt që ka deti aty dhe aktiviteti i shqiptarëve në Itali ata tani kanë arritur të futen në rrjetin e trafikut duke krijuar breza të tëra duke u bërë tamam italian dhe mundësia e dytë ata kanë lidhje me Shqipërinë për të kryer këtë trafik droge.

Do përmendja këtu thënien e një prokurori italian që tha se “Krimi organizuar në Shqipëri ndihmohet nga politika dhe konkurron mafien italiane”. Në të gjitha rastet ne kemi bashkëpunimin më të ngushtë me Italinë”, u shpreh Hajdarmataj.

Të fundit