Flash News
Bazat detare për oligarkët/ Berisha: Pronat e ushtrisë e bënë Bajram Haramin President
Socialistët refuzojnë dy amendamentet e Berishës për projektbuxhetin 2025
Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro për shqiptarët?
Berisha flet nga Kuvendi, mesazh mazhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë
Ra nga lartësia në banesën e tij, humb jetën 63-vjeçari në Tiranë
Raporti i OKB: Tirana ndër kryeqytetet më të shtrenjta, ka kontribuar pastrimi i parave
Çmimet e apartamenteve janë rritur gjatë viteve të fundit në Tiranë, me ritme që tejkalojnë edhe kryeqytetet e rajonit dhe Europës.
Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili vlerëson zhvillimin urban të vendit tonë, tregon se shtrenjtimi mund të jetë ndikuar edhe nga pastrimi i parave.
“Zhvillimet formale të organizuara synojnë segmente të banesave me çmime të larta. Deri në 32 për qind e pronave të shitura në 6-mujorin e parë të vitit 2021 janë blerë nga jorezidentë. Pastrimi i parave ndoshta ka qenë një faktor kontribuues i rritjes së çmimeve në Tiranë dhe në zonat bregdetare”, shkruhet në raport.
Edhe mundësitë për të blerë banesë po vështirësohen, teksa me çmimin mesatar 1200 euro/m2, Tirana është ndër shtatë qytetet kryesore evropiane me nivele të larta të papërballueshmërisë në strehim,. thuhet në raport.
Për Kombet e Bashkuara, ndërtesat me shumë apartamente të trashëguara nga epoka socialiste vuajnë nga mungesa e investimeve dhe mungesa e mirëmbajtjes. Shkalla e mbipopullimit për popullsinë e përgjithshme është më shumë se 58 për qind, që është më e larta në Evropë, me përjashtim të Malit të Zi.
Tregu i banesave me kredi hipotekore, është në zhvillim e sipër, pasi vetëm 1% pronarëve paguajnë kredi, çka tregon se sektori mbetet informal përmes parave “cash” dhe remitancave./ Euronews Albania