Flash News

E-TJERA

Raporti i OSBE/ODIHR-it, Celibashi: Qeveria dhe opozita t'i adresojnë sa më parë vërejtjet dhe rekomandimet

Raporti i OSBE/ODIHR-it, Celibashi: Qeveria dhe opozita t'i adresojnë
Ilirjan Celibashi

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka reaguar mbi gjetjet e OSBE/ ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit. Ai thotë se KQZ nxit opozitën dhe qeverinë që adresojnë sa më parë vërejtjet dhe rekomandimet që evidentohen në raport.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se OSBE/ ODIHR-i ka vlerësuar pozitivisht administrimin e procesit zgjedhor nga KQZ, duke shtuar se ky konstatim e shtyn këtë institucion që të përmirësohet më tej.

Celibashi thotë se konsiderimi i ekspertizës dhe gjetjeve të KQZ-së në ndryshimet e mundshme ligjore është me dobi për procesin e reformës së rekomanduar nga OSBE/ODIHR.

Të fundit