Flash News

E-TJERA

Raporti i OSBE-së për zgjedhjet, ish-deputeti i PD: Konfirmoi akuzat e opozitës, nuk ishin të ndershme

Raporti i OSBE-së për zgjedhjet, ish-deputeti i PD: Konfirmoi akuzat e
Fatbardh Kadilli

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka reaguar lidhur me raportin e OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 25 prillit. Aty evidentohen gjetje si akuzat për shit-blerje votash, keqpërdorimi i burimeve shtetërore etj.

Kadilli thotë se raporti konfirmon çdo akuzë të opozitës si, "përdorimin e mjeteve të pushtetit; blerjen e votave; agresivitetin fizik dhe verbal në fushatë; personalizimin e komunikimit te figurat e kryetarëve etj", duke theksuar se këto zgjedhje nuk ishin të lira dhe të ndershme.

Sipas tij, opozita duhet të vazhdojë betejën ligjore për çdo akuzë dhe çdo rast të identifikuar, ndërsa nxit përfaqesuesit demokratët të mbrojnë votën.

"Beteja për zgjedhjet nuk mund të jetë alibia e kryetarit. Demokratët mund t’ia dalin shumë mirë edhe pa atë", shkruan ai në rrjetet sociale. Një ditë më parë Kadilli kërkoi largimin e kryedemokratit Lulzim Basha, pas humbjes së PD në zgjedhje.

Të fundit